Shanini: Studentët do të rikthehen në auditore në qershor, ja muajt kur do të japin provimet

0
141

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë publike sot vendimin e qeverisë për rikthimin e studentëve në auditore në qershor dhe të gjitha detajet lidhur me dhënien e provimeve.
Shahini tha se në kushtet që jo të gjithë studentët kanë pasur mundësi të ndjekin mësimi online, ndaj nevojitet kohë për të kaluar në auditore para provimeve, për studentët që kanë nevojë të bëjnë përsëritjet apo që kanë nevojë të bëjnë punë laboratorike apo të Arteve në studio.
Si mund të realizohet kjo në kushtet e pandemisë?
Studentët që diplomohen në universitete publike planifikohet të kthehen në auditore për përsëritjet, seminaret apo laboratët në nj periudhë trejavore në qershor 2020.
Provimet dhe riprovimet për studentët që diplomohen për të gjitha ciklet zhvillohen në muajin korrik dhe në javën e parë të gushtit.
Për studentët e tjerë të viteve të para dhe të ndërmjetme: të gjitha ciklet që kthehen në auditor në 25 gusht 2020 për një periudhë tre-pesë javore deri në fund të shtatorit.
Vazhdon mësimi online dhe mbyllen mësimet e lëndëve që mund të kryhen në kushte shtëpie.
Provimet dhe riprovimet për studentët e viteve të para dhe të ndërmjetme të të gjitha cikleve zhvillohen në tetor 2020.
Shahini tha se përfundimi i vitit akademik që do të zgjatet për dy javë, jo më shumë se dy javë dhe e fillojmë vitin e ri akademik në nëntor 2020.
Ky vendim vlen për universitete publike që nuk kanë arritur të ndjekin mësimin online.
Edhe universitetet private janë të detyruara të ndjekin rregullat për higjenizimin e godinave. Deri më 15 maj, universitet duhet të dorëzojnë në ministri planet e detajuara për provimet dhe zbatimin e higjenizimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here