Shano: Papunësia në vend, më e lartë se statistikat

0
100

Ekonomisti Dritan Shano deklaron tha se raporti i INSTAT për papunësinë në Shqipëri nuk është i vërtetë dhe shifra sipas tij është më e lartë nga ç’thotë instituti i statistikave.

I ftuar në Euronews Albania, Shano tha se kjo në thelb nuk është problem i INSTAT, por për shkak të ekonomisë informate që mbizotëron në vendin tonë.

Ai tha gjithashtu se në vendin tonë mbizotëron një ekonomi e ndërtuar shumë keq, ku bujqësia e cila duhet të ishte një nga sektorët më të rëndësishëm nuk ka kapacitet të prodhojë as sa për të mbijetuar, por ne e marrim gjithçka të gatshme nga jashtë.

“Ne kemi një ekonomi të strukturuar shumë keq, kemi një ekonomi ku bujqësia që është një sektor primar por që sot në Shqipëri zë 20 e kusur të prodhimit kombëtar. Kjo është një shifër alarmante. Është një bujqësi që nuk artin të plotësojë nevojat e vendit për mbijetesë, se ne jemi importues neto të të gjithë ushqimeve qofshin këto të freskëta, qofshin të përpunuara.

Shkruaj nje koment