SHBA autorizon kundër Koronavirusit përdorimin e ilaçit të përdorur kundër Ebola

0
153

Prurë në shqip nga Ejvlana Skënderi/

Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA (F.D.A) ka autorizuar përdorimin emergjent të ilaçit remdesivir që u përdor kundër Ebolës dhe kundër koronavirusit. Ky autorizim do të thotë që ky ilaç anti-viral mund të përdoret në personat e shtruar në spital në gjendje të rëndë nga Covid-19. Një eksperiment klinik i fundit tregoi që ky ilaç e shkurtonte kohën e shërimit për personat e sëmurë rëndë. Por, nuk përmirësonte shifrat e të shëruarve. Ekspertët kanë paralajmëruar që ky ilaç i krijuar në luftën kundër virusit Ebola, nuk duhet të shihet si një armë magjike kundër koronavirusit. Ilaçi ndërhyn në gjenin e virusit, duke shkatërruar aftësinë e tij për tu shtuar.

Gjatë një mbledhje me presidentin Trump, shefi ekzekutiv i firmës prodhuese të ilaçit, Daniel O’Day tha që autorizimi nga F.D.A. është një hap i rëndësishëm. Kompania do të dhurojë 1.5 milionë provëza të ilaçit. Komisioneri i F.D.A, Stephen Hahn u shpreh se është terapia e parë e autorizuar për Covid-19 dhe se ndihen krenarë që janë pjesë e saj.

Autorizimi emergjent i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (F.D.A) nuk është i njëjti si aprovimi zyrtar, që kërkon një sërë procedurash të tjera.

Çfarë dimë deri tani për remdesivir?

Ilaçi nuk e kuroi plotësisht Ebolën dhe firma shkruan në faqen zyrtare: “Remdesivir është një medikament eksperimental që nuk ka treguar siguri ose efikasitet për kurimin e gjendjes”. Gjithashtu, paralajmërohet dhe për efekte anësore serioze.

Gjithsesi, presidenti Trump ka qenë një mbështetës i flaktë i ilaçit remdesivir si një trajtim për koronavirusin. Në eksperimentimin klinik, rezultatet e plota të të cilit nuk janë publikuar ende, Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive zbuloi se remdesivir shkurtonte kohëzgjatjen e simptomave nga 15 ditë në 11. Eksperimentimi përfshinte 1063 persona në spitale në gjithë botën, përfshirë SHBA, Francën, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Korenë e Jugut. Disa pacientëve iu është dhënë ky ilaç ndërsa të tjerëve një ilaç qetësues.

Drejtuesi i këtij instituti, dr. Anthony Fauci tha që remdesivir kishte një efekt të qartë, pozitiv dhe të rëndësishëm në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar. Sidoqoftë, megjithëse remdesivir mund të ndihmojë shërimin dhe me shumë mundësi të parandalojë trajtimin në terapi intensive, eksperimentimet nuk kanë treguar ende nëse ky ilaç mund të parandalojë vdekjen nga koronavirusi. Po aq e paqartë është dhe se si duhet të jetë regjimi i trajtimit, por firma sugjeron një kohë prej 10-ditësh për pacientët në respiratorë dhe 5 ditë për pacientët e tjerë.

A mund ta përdorin dhe vendet e tjera remdesivir?

Juridiksioni i F.D.A nuk shtrihet jashtë SHBA kështu që ky autorizim nuk vlen për vendet e tjera. Ekspertët theksuan që përdorimi i emergjencës nuk është njësoj si një autorizim i plotë. Firma po përdor momentalisht rezervat ekzistuese të ilaçit dhe kjo nuk është mjaftueshëm. Qeveria e SHBA do të koordinojë shpërndarjen e ilaçit remdesivir në spitalet e qyteteve me më shumë raste. Kështu që është e paqartë se sa ilaç mund të shpërndahet në gjithë botën dhe as çmimi. Firma që do të dhurojë 1.5 milionë doza individuale të remdesivir, që është barabartë me më shumë se 140,000 trajtime që do të jepen pa asnjë kosto. Shpërndarja emergjente në SHBA është e përfshirë në të. Por, në të gjithë botën ka më shumë se 3 milion raste të konfirmuara në 185 vende.

Firma thotë që po përpiqet të zgjerojë prodhimin në bashkëpunim me partnerët globalë. Kompania synon të prodhojë të paktën 500,000 trajtime deri në Tetor, 1 milion trajtime deri në dhjetor të 2020 dhe miliona më shumë në 2021, nëse është e nevojshme. Instituti i Kërkimit Klinik dhe Ekonomik, një institucion që studion çmimet e ilaçeve, ka përllogaritur koston për trajtimin 10-ditor me remdesevir përafërsisht 10 dollarë në ditë, por sugjeroi se një çmim me kosto efektive rreth 4500 dollarë bazar në eksperimentimet e deritanishme.

Dr. Michael Head, një kërkues në Universitetin e Southampton tha që kjo lëvizje tregon rëndësinë e eksplorimit për ilaçet ekzistuese terapeutike kur viruse të reja përhapen.

“Ky është një hap i rëndësishëm në opsionet e mundshme për të trajtuar personat që janë të shtruar në spital me Covid-19. Dhe pse efektiviteti i remdesivir është i limituar, mund të jetë një ndihmesë e dobishme si një mundësi për trajtim.”

Burimi: https://www.bbc.com/news/world-us-canada-52511270

Shkruaj nje koment