SHBA pritet të shpallë ‘non-grata’ politikanë dhe biznesmenë nga Ballkani

0
215

Instituti Ndërkombëtar i Sigurisë me seli në Beograd të Serbisë, deklaroi se Shtete e Bashkuara të Amerikës pritet të shpallin të tjerë politikanë dhe biznesmenë ‘non-grata’ në Ballkan.

Në një postim në Twitter, instituti pohon se goditja e SHBA-së do të ndodhë në muajin Janar të vitit të ardhshëm. Mes vendeve që do të futen në ‘listën e zezë’ amerikane janë Kosova, Serbia, Republika Srpska dhe Mali i Zi.

“Në janar, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj individëve nga Ballkani. Bazuar në Ligjin Magnetik. Sanksionet do të vendosen ndaj një pjese të komunitetit politik dhe të biznesit në Serbi, Republika Srpska, Mal i Zi dhe Kosovë”, shkruan Instituti Ndërkombëtar i Sigurisë në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here