SHBA shënjestron burgjet e super-kriminelëve, jep 920 mijë USD

0
144

SHBA do të financojnë 920 mijë dollarë për burgjet në Shqipëri, ku mbahen kriminelët më të rrezikshëm. Ky është vetëm fillimi i një programi, pasi investime të tjera të rëndësishme janë planifikuar në fushën e zbatimit të ligjit.

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se: “znj. Julie Craven, Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e SHBA, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e SHBA për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri.

Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj.

Investimi i Shteteve të Bashkuara, – nënvizoi ambasada, –  do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here