Shefat e FBI-së të shqetësuar për aferën e McGonigal, rihetohen dosjet e ish-zyrtarit të lartë

0
34

DAily Mail raporton në një artikull se shefat e mëdhenj të FBI-së janë alarmuar nga afera e Charles McGonigal. Gazeta britanike shkruan se ata po hetojnë dosjen e tij për nga frika se mos janë kompromentuar nga McGonigal.

Shefat po kalojnë në hetime të shumta të nivelit të lartë të cilat sipas Daily Mail, mund të zgjasin deri në 22 viote. Operacioni është shtrirë për periudhën kur Charles McGonigal punonte në FBI.

Ish-zyrtari i FBI-së është dënuar me katër vjet e dy muaj burg për marrjen e parave dhe komplot me një oligark rus të sanksionuar, i cili është mik i presidentit despot Vladimir Putin.

Por pasojat e tradhtisë së tij përshkruhen në një memorandum dënimi nga qeveria amerikane për një rast tjetër në Uashington DC, ku ai do të dënohet më 16 shkurt.

Prokurorët po kërkojnë që ai të marrë 30 muaj të tjerë burg dhe një gjobë prej 95,000 dollarësh për fshehjen e 225,000 dollarëve para të gatshme që mori nga Agron Neza, një zyrtar i inteligjencës shqiptare. Ata zbulojnë në dosjen e 5 janarit – të siguruar nga DailyMail – se FBI është aq e shqetësuar për mashtrimin e McGonigal saqë rastet ‘sensitive’ që datojnë që kur ai u bë agjent special, po shqyrtohen imtësisht.

“Duke pasur parasysh rolin e lartë dhe të ndjeshëm të të pandehurit në organizatë, FBI është detyruar të ndërmarrë rishikime thelbësore të shumë hetimeve të tjera për të siguruar që asnjë nuk është komprometuar gjatë mandatit të të pandehurit si agjent special i FBI-së dhe agjent special mbikëqyrës.

I pandehuri ka punuar në disa nga çështjet më të ndjeshme dhe të rëndësishme të trajtuara nga FBI. Mungesa e tij e besueshmërisë, siç zbulohet nga sjellja e tij në bazë të veprës së tij të dënimit, mund t’i rrezikojë të gjitha. Rishikimi i brendshëm që rezulton ka qenë një ndërmarrje e madhe, që kërkon një shpenzim të panevojshëm të burimeve të konsiderueshme qeveritare”, thuhet në memorandum.