Shehaj: PS po grabit bregdetin, inteperlancë me Ramën për statusin e investitorit strategjik

0
194

Deputeti demokrat Agron Shehaj foli tjetërsimin e pronave në bregdet dhe dhënien e statusit e investitorit strategjik.

Në një deklaratë për mediet Shehaj tha se ministrat, zyrtarët socialistë dhe biznesmenët ortakë me ta po vjedhin tokat në bregdet, teksa e cilësoi statusin e investitorit strategjik antikushtetues.

Shehaj solli në vëmendje rastin e bashkëshortit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka, të cilit iu dha statusi i investitorit strategjik apo edhe i afërmi i Damian Gjiknurit të cilin Shehaj e denoncoi disa ditë më parë.

Shehaj njoftoi inteperlancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me statusin e investitorit strategjik.

“Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim të madh aksionin e koordinuar dhe kriminal të qeverisë për grabitjen dhe tjetërsimin e pronave në bregdet. Çdo ditë, qytetarët shqiptarë po njihen me fakte tronditëse se si bregdeti po grabitet nga ministrat, zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste dhe biznesmenët ortak të qeverise.

Mekanizmi kryesor që po bën të mundur këtë vjedhje të përmasave gjigande është ligji antikueshtetues i investimeve strategjike. Në fakt, ky ligj do duhej të quhej ndryshe.  Do duhej të quhej ligji i ministrave strategjikë.

Shtatë vjet pas miratimit të tij nga maxhoranca socialiste, të gjithë duhet të bëjmë një pyetje.  Cilët janë investitorët që solli në Shqipëri ligji i investimeve strategjike?

Cilat janë brandet e njohura të turizmit që po investojnë sot në bregdetin shqiptar?  Ka vetëm një përgjigje; ministrat dhe klientët e Edi Ramës.

Investitorët strategjikë që solli ky ligj janë bashkëshorti i ministres së Jashtme, kushërinjtë e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, dhe grushti i përhershëm i miqve të Edi Ramës. Janë këta që po përvetësojnë pronat dhe plazhet e bregdetit shqiptar. Janë këta që po marrin favoret që vijnë me statusin e investitorit strategjik, si falje taksash, ndërtim infrastrukture me paratë e qytetarëve, pervetesim i prones publike, etj.

E madje për llogari të këtyre qeveria po shpronëson pronat e qytetarëve në shkelje flagrante të Kushtetutës. Përballë këtyre fakteve, Partia Demokratike ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama në lidhje me shpalljen investitorë strategjikë të  familjarëve të ministres Xhaçka”, tha Shehaj.

Shkruaj nje koment