Shehu: Gjirokastritët hodhën në Vjosë narkoshtetin!

0
52

Ish-deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, shkruan në rrjetin social te fb-se, se Qarku i Gjirokastrës ka hedhur në Vjosë Narkoshtetin, me zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas Shehut, rezultatet e KZAZ dhe KQZ janë nj “tërmet” manipulimesh.

Shehu thekson se pati një presion të pa parë që njerëzit si “bagëti” të shkonin të votonin, por ata vranë përfundimisht frikën dhe u rreshtuan në anën e parimeve dhe demokracisë.

Ja i plote postimi i tij:

Qarku i Gjirokastres hodhi ne Vjose Narkoshtetin! “Termet” manipulimesh jane rezultatet e KZAZ-ve e KQZ-se per Qarkun e Gjirokastres! Te publikohen menjehere listat e “votuesve”, qe secili te shohe emrin e tij. Edhe pse nen nje persion te pa pare qe njerrezit si “bageti” te shkonin ne qendrat e ”votimit”….

Edhe pse mos pjesemarja ishte thjeshte e identifikueshme…. Edhe pse pa kandidate alternative, pa fushate alternative… Banoret e ketij Qarku me vlera te pa llogariteshme i hodhen ne Vjose kercenimet e ketij Narkoshteti.

Ata vrane perfundimisht edhe friken, duke u rreshtuar si gjithemone ne anen e parimeve, demokracise. Cfaredo shifrash te fabrikojne Termeti me shoket e tij, sado flete “votimi” ata futen si kusare e trafikante ne kutite e Qarkut, e verteta nuk eresohet nga asnje manipulim.

Krim per ata ky, turp kush do ta certifikoje kete farse! E vertata eshte kjo: Gjirokastra 17,53%, Libohova 15,19%,Dropulli 8,5%, Permeti 20,35%; Kelcyra 19,4; Memaliaj 20,19%; Tepelena 22,7%.

Shkruaj nje koment