Shehu i kthehet Thaçit: E pacipë t’i veshësh Shqipërisë vellon e islamizimit radikal

0
163

I ftuar në studion e Fax News ish-deputeti demokrat i Qarkut Gjrokaster Tritan Shehu, është ndalur te deklaratat që Presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një studio televizive, ku u shpreh se Berisha ka qenë argat i Millosheviçit dhe e ka furnizuar atë me armë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë.

Shehu thotë se nuk ka dashur të shprehet më parë për këto deklarata, pasi i cilëson si paranojake dhe pa bazë.

Ish-deputeti demokrat shton se t’i veshësh Shqipërisë vellon e islamizimit radikal është diçka e pacipë.

 “Unë nuk kam dashur të shprehem. Sepse më janë dukur shumë vulgare dhe paranojake, pa bazë.  

Dikur Thaçi ka qënë promotor i Shqipërisë, një nga urat e lidhjes tonë me Kosovën, për çdo lëvizje liridashëse në Kosovë, por dje kaloi cakun me Berishën, e kaloi në një njollosje të Shqipërisë, duke përdorur po ato argumetnta që përdorën keqdashësit e Shqipërisë. Një Kosovë e re është jashtë thundërës të Millosheviçit.

Ti veshësh Shqipërisë vellon e islamizimit radikal është e pacipë dhe e turpshme. Unë s’jam prokuror, unë jam politikan. Por, them se diplomacia jonë ka pasur çështje integritetin e kosovarëve.”

Shehu komenton sjell në kujtesë takimin e presidentit Bush me Berishën.

Presidenti Bush jo më kot e adresoi de facto një konferencë shtypi me Berishën. E beri me ide të qarta. Të vlerësojë rolin e Berishës edhe për rolin që pati Berisha. Kjo njollos një histori të tërë në demokraci. Shqipëria e ka humbur rolin e stabilitetit në Ballkan. Për këtë jemi ne fajtorë.”

Ish-deputeti demokrat është ndalu te roli i Haradinajt në Kosovë.

“Në çështjen e kufijve ka qënë korrekt, një patriot i Kosovës. Ka pasur sinjale pozitive.”

Tritan Shehu tha se shqiptarët duhet të bëjnë shumë kujdes që vota e tyre të mos blihet.

“Shqiptarët duhet të votojnë, por duhet të jenë të sigurtë që vota e tyre nuk do blihet. Do të shkojë në drejtimin e duhur. Në një kohë kur opozita deklaron se nuk futet në zgjedhje pa dyshim është utopi. Është e kundërta e asaj që duhet bërë e padyshim rrezikon përplasje. Shqipëria ndodhet në një ngërç të madh politik. Zgjedhje pa opozitën s’mund të ketë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here