Shehu indinjohet me pergjigjen e Bushatit

0
144

Ish ministri i jashtem dhe deputeti i PD-se i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ne nje postim ne fb shpreh habine dhe indinjaten e tij, per pergjigjen qe ministri i jashtem i Shqiperise Ditmir Bushati i dha nje gezetari serb kur ky i fundit e pyeti per ceshtjen e kufijve te Kosoves dhe Serbise. Per me teper ndiqni postimin e plote te tij : Pergjigje e “cuditeshme” para pak minutash nga Brukseli e Bushatit ndaj pyejes se gazetarit serb ne lidhje me qendrimin e Shqiperise per tentativat e “demarkimit, ndryshimit apo quaje si te duash te kufijeve midis Kosoves e Serbise”.
Bushati u pergjegj se sot ai do t’i pergjigjet pyetjeve qe i perkasin Shqiperise, etj, duke treguar jo vetem mungese interesi per ceshtjen, por edhe me shume…!!
Pra sipas tij kjo ceshtje tejet e rendesishme per shqiptaret e Rajonin, se paku nuk i perkitka edhe Shqiperise!!!
Hap mbrapa kjo deklarata e sotme e Bushatit ndaj asaj te pak kohe me pare, ku ai u shpreh, megjithese jo qarte,negativisht ndaj nje opsioni te tille.
Ne fakt sot ai keshtu ka sinkronizuar qendrimin e tij me ate te Kryeministrit, qe tingellon jo vetem i “cuditshem”, por edhe i pa pajtueshem me interesat shqiptare e stabilitetin e Rajonit.
Kush e cfare e detyroi Bushatin te ndryshoje qendrim?
Kete duhet ta sqaroje Ministri i Jashtem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here