Shehu: Kryebashkiaku qe konsultohet ne Tirane dhe i’a plas ne Kelcyre

Ne nje postim ne fb ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ka denoncuar skandalin e prishjes te shtepive ne Kelcyre. Nder te tjera Shehu qarteson banoret, se vetem pershkallezimi i protestave i’u ben “derman” hallit te tyre. Per me teper ndiqni te plote postimin e tij: Kryetari i Bashkise se Kelcyres, i sapo kthyer nga “ilegaliteti” i jep “sihariqin” familjeve qe do t’u shemben shtepite e rregullta, ku jetojne per disa dekada. Ai pasi u konsultua me Qeverine e Tiranes e sufleret e tij, i qeteson banoret duke u thene se ne vend te shtepive te tyre do te krijohen “hapesira rekreative”.
Ne fakt ky term tingellues e i cuditshem mbas euforise se pare ka ngjallur edhe shume debate e diskutime.
Disa e kane interpretuar si nje risi te Rilindjes ne forme te nje banke qe do tu jape Euro tere jeten.
Disa e interpretojne si nje force magjike fitimprurese, gje qe ka ngjallur xhelozine dhe zemerimin e te tjereve, jashte kesaj zone “fatlume”.
Ka qe u kujton shtepite “dopo lavoro” te fashizmit e ndjehen te ofenduar nga kjo.
Me pyeten dhe mua per t’jua perkthyer, ne fillim ngrita supet, por me pas u thashe ndoshta interpretimi eshte krejt tjeter, ai ka te beje me fryrjen e llogarive bankare vetem te disa personave ne Kelcyre e ne Tirane…
Sidoqofte ne dicka ishin te qarte, ne domosdoshmerine e pershkallzimit te protestave, vetem kjo mund t’i shpetoje, si Astirin ne Tirane.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment