Shehu: Marrezite nuk paskan fund ne Shqiperi

0
125

Ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ne nje postim ne fb ka denuar vendosjen e takses per autostraden Tirane-Durres. Nder te tjera Shehu thekson se: “Marrezite nuk paskan fund ne Shqiperi, por kjo e djeshmja arrin majat”! Per me teper ndiqni te plote postimin e tij: Marrezite do te vazhdojne deri sa njerezit t’i durojne ato!
Te vendosesh traun dhe pagesat ne autostraden Tirane -Durres do te thote te ndash pergjysem nje Metropol; marrezi e vertete kjo!
Tirana me Durresin sot perbejne nje Metropol, qe do ta krahasoja me ate Athine -Pire.
Si mund te vendosen pagesat per kalimin neper ate, kjo eshte nje arrogance ekstreme dhe pa pergjegjshmeri e tej skajeshme.
A e dine ideatoret e kesaj “gjetjeje” se studentet, punonjesit, te semuret, familjaret, qyetaret ne terresi, mund ta pershkuajne disa here ne dite kete rruge.
A e dine ata se nuk ka rruge tjeter alternative per te shkuar nga Tirana ne Durres e anasjelltas, pervec kesaj autostrade.
Me kete logjike mund te vendoset trau edhe ne mes te Bulevardit “Deshmoret e Kombit”!!!
Marrezite nuk paskan fund ne Shqiperi, por kjo e djeshmja arrin majat!

Shkruaj nje koment