Shehu: Maxhoranca me Kryeministrin si Fondacionet Bamirese

0
123

Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ne nje postim ne fb e ka krahasuar maxhorancen dhe kryeministrin me Fondacionet Bamirese. Per me shume ndiqni postimin e tij te plote: Maxhoranca me Kryeministrin ne krye po perpiqen te “konkurojne” Fondacionet Bamirese, shume larg funksioneve te tyre kjo!!!
Te vetmet lajme qe vijne nga Rilindja ne ”sherbim” te qytetareve jane ato te ”veprimtarive bamirese” te saj!
Kryeministri a ndonje minister i dhuron nje shtepi dikujt te pastrehu, por pa e percaktuar burimin e financimit!
Ndonje deputet i Rilindjes si “bamiresi” ja rinovon nje tjetri a i fal dicka, por pa folur kurre ne Kuvend per varferine, qe ka mberthyer vendin e shkaqet e saj.
Ndersa dje Kryeministri u cfaq duke i “dhuruar” nje nene te re nje “bonus”, qe si me magji do te zgjidhe ceshtjen e natalitetit, i cili ne vendin tone ka rene ne 1,47 lindje per grua, shifer kjo qe rrezikon ekzistencen shqiptare, pa i shtuar kesaj edhe eksodin “biblik” te qytetareve tane.
Nje maxhorance qe merr mbi vehte te tilla “funksione” shume larg asaj cfare ka per detyre te kryeje, flet jo vetem per pa aftesine e saj qeverisese, por dhe per karakteristikat Afrikano Qendrore, qe ka marre vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here