Shehu: Parlamenti, Papucet dhe Ali dambllaja me hajdutet e vet

0
51

Ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ne nje postim ne fb ka ironizuar Parlamentin aktual te Shqiperise. Nder te tjera Shehu thekson se “Nga 122 “deputete” ka 42 “pupace”, te peshkuar ne menyre antikushtetuese nga thellesite e listave, duke u dhene ate qe nuk u takon. Per me teper ndiqni te plote postimin e tij: ” Parlamenti antikushtetues i 42 “Pupaceve”, si “Ali Babai me 40 Hajdutet”!
Nga 140 vende sipas Kushtetutes, ai ka vetem 122 “deputete”.
Nga 122 “deputete” ka 42 “pupace”, te peshkuar ne menyre antikushtetuese nga thellesite e listave, duke u dhene ate qe nuk u takon.
Keshtu ata “levizin” vetem nen shkopin e “Ali Babait”.
Kjo ndodh edhe kur teatralisht e kritikojne ate, apo votojne kunder tij.
Te gjitha procedurat ligjore e formale per te implementuar vendimin politik te deputeteve te opozites per dorrezimin e mandateve, nuk u kryen ne perputhje me rregulloren e Kuvendit e traditen e tij.
Nje Parlament i tille antikushtetues jo vetem qe nuk mund te gjykoje e as te diskutoje mbi Presidentin e Republikes, por nuk mund as te miratoje ligje, vendime, rezoluta etj!
Te gjitha keto do te ishin qe ne nisje antikushtetuese, do te ishin “vjedhje” e ligjishmerise dhe e demokracise, njelloj si bente “Ali Babai me 40 Hajdutet”.

Fotografia e Tritan Shehu

Shkruaj nje koment