Shehu: Rama, ky ”strateg” ogurzi

0
51

Ish ministri i jashtem i Shqiperise Tritan Shehu, ne nje postim ne fb ben me dije ”strategjine” ogurzeze te kryeministrit Rama. Shehu thekson se “Rama flet ne Londer per nje te ashtuquajtur “Shengen” te Ballkanit, kur ne rrezikohemi te na nxjerrin nga Shengeni i vertete”. Per me teper ndiqni te plote postimin e tij: Per llogari te kujt Rama kerkoi sot ne Londer qe te ”harrojme” Europen!
Demagogji e aventurizem politik i tij aty, pikerisht sot kur per shkak te kesaj keq qeverisje e skandaleve te saj, Keshilli i BE perseri nuk na hap negociatat. 
Rama flet ne Londer per nje te ashtuquajtur “Shengen” te Ballkanit, kur ne rrezikohemi te na nxjerrin nga Shengeni i vertete.
Asnje fjale aty nuk tha ai per te ardhmen europiane te Shqiperise e te Ballkanit Perendimor, ne funksion te te ciles duhet te jene te gjitha reformat e zbatuara ne vendet tona.
Vetem duke implementuar ato standarte ne duhet e mund te afrohemi midis nesh, gjate “rrugetimit” tone per ne ”Bruksel”!
Fjala e tij aty, ne sinkron me Kryeministren e Serbise, bije ndesh me aspiraten tone europiane e i shkon per shtat vetem atyre, qe duan te mbajne Rajonin tone si nje “ishull” larg BE, per diku ne Lindje.
Thjesht lathitje kjo? 
E pamundur, shpesh e perseritur ne trajta te ndryshme tashme kjo “strategji” ogurzeze!

Shkruaj nje koment