Shehu-Ramës, boll me teatralitete

0
136

Deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, denoncon teatrin e kryeministrit Rama për procesin e vaksinimit të fëmijëve në Shqipëri i cili në fakt është i konsoliduar prej vitesh.

Në një status në rrjetin social FCB, zoti Shehu i bën thirrje kryeministrit që të luajë rolin e tij dhe jo të specialistit të shëndetësisë pasi në PS, ka mjaft mjekë të aftë epidemiologë që mund t’i sugjerojnë kryeministrit Rama procesin e vaksinimit që sigurisht nuk është dhuratë nga ai.

Statusi i plotë i zotit Shehu në FCB.

TEATRALITET I PABESUESHEM!
Z. Rama sot publikoi “Fitoren”e fundit te Rilindjes ne shendetesi.
Po vaksinohen 150 femije rome ( pa thene edhe se per cfare vaksinimi flitet)!
Ne PS ka shume mjeke te afte, epidemiologe me eksperience e kontribute te shquara.
A nuk mundet dikush nga ata t’i shpjegoje Kryeministrit, qe sot merr rolin e tyre, se procesi i vaksinimit ne Shqiperi eshte nje proces i konsoliduar prej shume e shume vitesh.
Se vaksinimi nuk eshte nje “dhurate”, qe Kryeministri mund tu beje shqiptareve, ai eshte nje detyrim kushtetues e ligjor i shtetit per ta kryer ate.
Nqs dicka nuk ka funksioniar si duhet ne pjese te ketij procesi keto kohe, kjo eshte pergjegjesi e Qeverise qe ai drejton prej 4,5 vite dhe jo merite per vaksinimin e 150 femijeve sot.
MEGJITHATE ME E UDHES DO TE ISHTE QE Z.RAMA TE NA FLASE PER ATO QE DUHET TE FLASE KRYEMINISTRI E TUA LERE SPECIALISTEVE TE TJERAT!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here