Shehu: Sot perulemi me respekt para atyre qe dhane jeten per atdheun

0
126

Ne nje postim ne fb ish-deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ne kuader te 5 Maj-it dites se deshmoreve, ka shprehur respektin dhe mirenjohjen per kedo qe dha jeten per atdheun. Nder te tjera Shehu citon se “Jashte cdo debati sot eshte nje dite kur ne kujtojme e duhet te kujtojme duke vleresuar me veneracion te gjithe ata qe dhane jeten e tyre ne ate Lufte te Madhe, qe ndau Boten ne dy kampe, fashiste e anti fashiste”. Per me teper ndiqni te plote postimin e tij: Sot ne duhet te perulemi me respekt e mirenjohje si para atyre qe rane ne betejen e Mezhgoranit, ashtu dhe para atyre qe dhane jeten ne Luften e Gerhotit!
Jashte cdo debati sot eshte nje dite kur ne kujtojme e duhet te kujtojme duke vleresuar me veneracion te gjithe ata qe dhane jeten e tyre ne ate Lufte te Madhe, qe ndau Boten ne dy kampe, fashiste e anti fashiste.
Fatmiresisht, ne saje te perpjekjeve mbinjerrezore, gjakut te atyre qe rane ne u reshtuam me ata qe ju kundervune monstruozitetit fashist e nazist, me Kampin e Madh Antifashist, ne u rreshtuam keshtu edhe me vete popujt gjerman e italian, per te cilet ato rregjime u shndruan jo ne nje zgjedhje, por ne nje kalvar shtypje pa kufi.
Prandaj t’i kujtojme me respekt sot te gjithe ata, qe u ndane nga jeta ne ato beteja, pavaresisht perfytyrimit qe mund te kishin per te ardhmen, pavaresisht se ngjarjet rodhen perseri ne menyre tragjike per Shqiperine, duke e vendosur ate ne anen e “gabuar”, nen perandorine komuniste.

Shkruaj nje koment