Gjirokastër/ Shehu takim me demokratët : 25 prilli, një datë që premton ndryshimin e madh!

0
259

Takime intensive kanë qenë ato të drejtuesit politik të PD për Qarkun e Gjirokastrës Prof.Dr Tritan Shehu përgjatë orëve të fundit . I cili është ndalur në lagjen Granicë të Gjirokastrës dhe në fshatin Lazarat. Ku ky i fundit njihet si qëndrestar i aspiratave demokratike .

Prej aty së bashku me Kryetarin e Degës, kryetarin e grupseksionit u diskutuan gjatë problematikat që shqetësojnë banorët e zonës si dhe u shpalos programi që synon rimëkëmbjen e Gjirokastrës, të Lazaratit e gjithë Shqipërisë .
Sipas demokratëve Rilindja ka braktisur qytetarin dhe qeveris vetëm për interesat e tyre dhe të një grushti “klientësh”. Kjo është ajo çka shfaqet kudo në vend. Largimi i rinisë është një plagë që po zgjerohet gjithnjë e më shumë sidomos në Gjirokastër që po përjeton eksodin masiv .
Probleme me ujin e pijshëm , atë vaditës si dhe energjia elektrike janë akoma të pranishme kudo në Qarkun e Gjirokastrës .
Në 8 vjet nuk ka patur asnjë mbështetje për fermer, bujk, blegtor e agro turizëm. Arsimi ka degraduar, shkolla të shkatërruara, mësues nën presion nga rilindja.
Mungojnë qendrat shëndetësore e mjeku i familjes. Gjithashtu mungon infrastruktura rrugore.

Sipas Shehut 25 prilli është një datë vendimtare për të ardhmen e vendit, një datë që premton ndryshimin e madh.

“Mes nesh ekzistojnë dy alternativa, ajo e grabitjes dhe e përçmimit ndaj qytetarëve , dhe ajo e përkujdesjes e një Shqipërie normale. PD ka ditur gjithmonë të jetë pranë qytetarit duke i dhënë shërbime dhe zgjidhje problemeve”-ka theksuar Shehu.
Në planin e prezantuar nga PD , me z. Basha kryeministër , do të zbatohen politika punësimi për rikthimin e të rinjve dhe të çdo qytetari. Do aplikohet taksa e sheshtë 9% nga 23% që e ka rilindja sot.Do të ulet çmimi i energjisë elektrike dhe i naftës, do hiqet taksa Rama 240 lekë/litër karburant.

Do dyfishohen pagat, pensionet dhe ndihma ekonomike .
.Do shpërblehet me 30 mijë lekë në muaj për 5 vite rrjesht, çdo fëmijë i porsalindur

Më shumë subvencione në bujqësi, blegtori, pemtari me 100 milionë Euro/vit si dhe më shumë investime në rrugë, furnizim me ujë të pijshëm e vaditës si dhe turizëm. Do investohet në infrastrukturë arsimore, tekste shkollore pa asnjë pagesë. Paga 1200 euro për mjekët, 950 euro për specializantët dhe 700 euro për infermierët si dhe garantimin e një sistemi shëndetësor dinjitoz. Kjo është ajo çka PD premton se do të realizojë menjëherë sapo të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit duke ndryshuar jo vetëm fatin e Gjirokastrës por gjithë Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here