Shehu, thirrje emigranteve shqiptare: Votoni te djathtet e Nea Demokracise

0
71

Ish deputeti i djathte i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ne nje postim ne fb u ka bere thirrje gjithe emigranteve shqiptare rezidente ne Greqi, qe te votojne te djathtet e Nea Demokracise. Nder te tjera Shehu thekson se: “ND eshte nje force politike thellesisht europeiste, qe ka mbeshtetur ne gjithe keto vite vendin tone ne rrugen e demokracise e integrimit europian”. Per me shume ndiqni te plote postimin e tij: Nea Demokracia nga e djela do te ndryshoje Greqine.
Shqiptaret qe mund te votojne ne Greqi, duhet ta votojne ate!
Partia si moter e grupit te PPE, Demokracija e Re duket se po shkon drejt suksesit te plote ne zgjedhjet politike te se djeles.
Eshte nje force politike me te cilen ne kemi nje bashkepunim te gjate e te sukseshem qe prej vitit 1991, qofte bilateral ky, qofte ne planin e institucioneve europiane ku marrim pjese se bashku.
ND eshte nje force politike thellesisht europeiste, qe ka mbeshtetur ne gjithe keto vite vendin tone ne rrugen e demokracise e integrimit europian.
Strukturat tone ne Greqi e kane perforcuar ndjeshem kete bashkepunim, vecanerisht gjate zgjedhjeve te kaluara europiane e vendore, ku ajo ishte fitimtarja e madhe.
Po keshtu po punohet se bashku edhe ne kete fushate elektorale, qe me fitoren e ND te djelen aty, Greqia do te cele nje kapitull te ri shume pozitiv, qofte ne maredheniet me Shqiperine, qofte dhe per rolin e atij vendi partner strategjik, ne BE e ne Rajon.
Suksese partnereve tane te djelen ne Greqi!

Fotografia e Tritan Shehu

Shkruaj nje koment