Shehu:Degjoni, liberalizoni testimet molekulare (tampon), do te zbusni edhe izolimin!

0
192


Rama nuk mund te beje “shurdhin” kur Gjermania mbyll zyren konsullore, kur nga Italia kerkohet nderpreja e fluturimeve me Shqiperine, kur Brukseli e OBSh na vendosin ne “zonat e kuqe”, kur Greqia e vende te tjera rendojne masat.
Dhe per kete ka nje pergjegjes, eshte kjo Qeveri e ky Kryeminister me keq menaxhimin e pandemise, sepse kjo eshte detyre e pergjegjesi e politikeberesve te shendetesise e me gjere.
Pra mos u fshihni mbas mjekeve e mos na i tregoni ata, sepse po e kryejne me pergjegjeshmeri detyren; e aq me keq mos guxoni te akuzoni qytetaret!
Por degjoni mendimet duke filluar nga “mjeket e politikes”, pranimi i deshtimit eshte gjysma e korregjimit, te “shurdhohesh” a akoma me keq te pergjigjesh me arrogance, do te thote te vazhdosh te zhysesh vendin ne fatkeqesi.
Pra perpiquni te kuptoni e fillojeni me ate qe eshte thelbesore: test, test, test, identifikim, izolim mjekim!
Fillojeni me liberalizimin e te gjitha llojeve te testimeve, ne radhe te pare te atyre me PCR (tampon)!
Kjo jo vetem do te permiresoje kontrollin e gjendjen, por do te lehtesoje edhe izolimin nga jashte.
Kete dhe te tjerat qe duhet te beni, jua kemi thene disa here, nuk eshte turp te degjosh, por jo me shume vonese sic keni bere deri tashti!
Ashtu si nuk eshte turp te kerkosh nje mbeshtetje te gjere nderkombetare, italiane ne radhe te pare, per te permiresuar gjendjen; edhe me koston e transparences qe ju i trembeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here