Shehu:Rama me pozat e ” babait të kombit” po godet rëndë Kosovën dhe historinë e saj!

0
146

Minishengeni Ballkanik ka sjellë shumë reagime kryesisht negative .Ish ministri i jashtëm Tritan Shehu në një postim në FB ,pas takimit Rama Vuçiç e ka cilësuar qëndrim makbethian atë të kryeministrit i cili nëpërmjet shengenit ballkanik ka goditur Kosovën dhe historinë e saj.

Statusi si më poshtë:

“Rama sot ne krah te Vucicit fajeson Kosoven per maredheniet me Serbine e i rekomandoi asaj “ilacin sherues”, qe sic duket nen kupton gelltitjen nga ajo te idese neo millosheviciane te fajesimit te shqiptareve edhe per Masakren e Recakut!
Nje qendrim makbethian ky, qe ai mbajti sot ne ate konference shtypi, kur jo vetem nuk beri as dhe me te voglin objeksion ndaj Vucicit, qofte edhe per ate shprehjen e para pak ditesh e cinike te tij, por duke marre pozat e “babait te kombit”, ne esence goditi rende Kosoven e historine e saj tragjike.
Ne maredheniet me Serbine nuk eshte Kosova, qe duhet te ndjeke qorrazi Ramen edhe ne absurditetet e paradokset e tij, perkundrazi eshte Shqiperia, Shteti yne qe duhet te ndjeke Kosoven e te kondicionoje maredheniet tona me Beogradin ne shume elemente, sipas “barometrit” kosovar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here