Muret anësore të kështjellës së Gjirokastrës, po degradojnë. Në dy ditët e fundit, kjo është pamja që të ofron nga pjesa jugore, kalaja e Gjjirokastrës. Muri anësor është shembur dhe në tentativë qëndron një i dytë. Paqëndrueshmëria bazale e murit si pasojë e erozionit kohor dhe mungesës së rehabilitimit, janë faktorë të cilët kanë cuar në këtë gjendje alarmi, themelet e objektit shekullor sic është kalaja. Banorë të lagjes Pazari i Vjetër të cilët po i’u qëndron mbi kokë kalaja, rrojnë me frikën se një ditë, do ta pësojnë pasi muret rrethuese të objektit të gurtë, përbëjnë një kërcënim real, nëse nuk merren masa konkrete nga DRKK, apo dhe Bashkia e Gjirokastrës. Shembja e murit, mund të jetë provokuar nga tronditjet që sollën lëkundjet e tërnetit të para disa ditëve në Gjirokastër, apo dhe rreshjeve të shiut ditëve të fundit në rajon. Ndërkaq konfirmohet nga drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës, që ndërhyrja në zonën e shembur nuk do të vonojë.