Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon ekipi i OKB në Shqipëri

0
142

Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri reagon për situatën e krijuar në vend pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Ndërsa theksohet se OKB po ndjek me shqetësim zhvillimet, kërkohet që të ketë transparencë, dialog si dhe të shmangen rreziqet që do të dëmtonin unitetin kombëtar.
STATUSI I PLOTË
?I??I?? Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka vërejtur me shqetësim tensionin e shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar në orët e para të së dielës 17 maj. OKB në Shqipëri nënvizon rëndësinë e forcimit të unitetit të kuptimtë kombëtar dhe ndërtimin e besimit midis autoriteteve dhe popullatës, veçanërisht gjatë administrimit të pandemisë Covid-19. Më shumë se kurrë, përpjekjet e shtuara për të siguruar dialog e transparencë dhe dhënia e më shumë kohe për të siguruar përputhshmëri të plotë me ligjet në fuqi mund të ndihmojnë në shmangien e rreziqeve të lidhura me veprime që mund të dëmtojnë unitetin kombëtar. OKB në Shqipëri vëren rëndësinë e së drejtës së protestës paqësore dhe lirisë së shprehjes, në përputhje me ligjin dhe praktikat e mira demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here