Për të qeshur, vetëm për të qeshur të bën sot Bashkia e Gjirokastrës si c’do herë.
Foton e profilit, Bashkia e Zamirës dhe e njeriut me shenjë (ky i fundit thonë që është femër) e kishte ndërruar duke i’u kushtuar ditës ndërkombëtare të së drejtës së informimit.
Nëse ka një institucion në Gjirokastër që vetëm këtë të drejtë nuk e njeh dhe që është kampion i fshehjes së informacioneve, është Bashkia e Gjirokastrës.
Ky standart u vendos ditën kur shkeli me këmbë Zamira bashkë me qelbësin që mban pas vetes.
Nëse kërkon të marrësh një informacion qoftë edhe elementar, nuk ke ku e mer sepse nuk ka kush ta japë.
Në një zyrë ku qëndron njeriu me shenjë alias qelbësi, kutërbon era duhan identike me aromën e një pijetoreje që frekuentohet nga aziljerët. Është kjo zyra ku qytetarët, apo gazetarët duhet të informohen për cdo gjë.
Egzistenca e kësaj zyre është në paradhomën e Zamirës aty ku qëndron qelbësi alias njeriu me shenjë.
Qelbësi si gjithmonë informon mediat që janë pranë LSI, Alpo TV apo TVGJ i cili nuk e fsheh dashurinë për Zamirën apo LSI, sa herë që ka ndonjë aktivitet qoftë ky edhe heqja e një gardhi në apartamentin e qelbësit, si dhe kur Zamira kërkon të identifikojë veten e vet si intelektuale.
Ndërsa qytetarët apo të tjerët i lë të shurdhër, të verbër apo cyryk me informacionet.
Si përfundim, Dita Ndërkombëtare e të Drejtës së Informimit, vlen për institucione që respektojnë këtë të drejtë themelore dhe jo për Zamirën dhe standartet e saj.