Shenjterimi yt, shpetofte dreqerimin tone… !!!

Nga Florian Hysi. 

13256233_10206545967755635_2951269644682468428_n

Po ndiqja plot admirim dhe kenaqesi ashtu si gjithe te tjeret, lajmin qe kishte pushtuar jo vetem hapesiren tone kombetare, por edhe te cdo kombi tjeter per shpallljen shenjtore te Nene Terezes shqiptare, lajm i cili i kishte mbushur te gjithe bijte dhe bijat e saj te nje gjaku me krenari dhe lavdi, madje jo vetem, por dhe me nje ndjenje te merituar pertej krenarise dhe lavdise pasi tashme Tereza, shqiptarja e tyre qe pasi kishte celur si nje gonxhe, tashme nuk do te ishte me sic gjithmone kishte qene vetem e shenjta e kombit te tyre, por do te ishte dhe shenjtorja e te gjitha kombeve te tjera! Dhe teksa po perpihesha prej ketij lajmi te gjalle dhe hyjnor te zyrtarizuar prej vete Vatikanit per shpalljen shenjtore t Nene Terezes, tim bir i vogel, i cili po ndiqte se bashku me mua mrekulline tashme te trupezuar tek e shenjta shqiptare si shenjtore e te gjitha kombeve, befas me pyet plot kersheri dhe ngazellim se vertet Nene Tereza ishte shqiptare, shqiptare si ai, si une dhe si te gjithe bashkekombasit e tij moshatare dhe jo moshatare! Dhe sic po kundroja tim bir te vogel ne moshe, se prej kenaqesise te perforcimit te se vertetes per vete moshen e tij te vogel se Nene Tereza ishte shqiptare, po vereja te ai se si po mbeshtillej e gjithe qenia e tij prej nje aureole padurimi engjellor, qe qysh te nesermen, i armatosur me te verteten e shenjtores shqiptare te tij dhe me nje vetemburrje femijenore, do tu thoshte te gjithe bashkemoshatareve te tij fqinj, por dhe bashkemoshatareve te kombeve te tjera se ajo shenjtorja, ishte shqiptare dhe se ata bashkemoshataret e tij mos te merziteshin sepse Nene Tereza, do t’i bekonte te gjithe ata dhe kombet e tjera edhe pse ajo nuk ishte e tyre por ishte e tij, ishte shqiptare, ishte shqiptarja e tim biri dhe shqiptarja e te gjithe bijve dhe bijave prej Shqiperie! Por kurioziteti i ulur kembekryq tashme tek ai e shtyu te dinte sa me shume per te, per Nene Terezen per te patur sa me shume te verteta dhe dije te cilat mezi priste qe t’ua thoshte qe te nesermen bashkemoshatareve te tij fqinj dhe te kombeve te ndryshme. I shtyre nga kjo deshire e madhe, me thote se donte te dinte dhe te shihte me shume per te, per shenjtoren e tij dhe per Nene Terezen shqiptare. I ndodhur se bashku me te perballe hapesires publike ku u dha lajmi prej kronikave te lajmeve se Nene Tereza ishte shpallur shenjtore, per t’i mundesuar tim biri qe te dinte dhe te shihte sa me shume per te, leviza frekuencat e hapesirave qe kishim perballe, per te pare dhe gjetur hapesirat ku te flitej me shume per te dhe jo vetem prej kronikave te lajmeve te cilat njoftuan per shenjterimin e saj! Duke levizur frekuencat e hapesirave tona publike, cuditshem po vereja se po shihja asgje ose shume pak per te, per shqiptaren e shenjteruar, per Nene Terezen, per shqiptaren e tim biri dhe per shqiptaren e te gjithe bijve dhe bijave te nje gjaku me te shenjten Tereze! Duke kerkuar hapesirat te cilat medoemos duhet te ishin duke i kushtuar kohen e tyre te shenjtes Tereze, po shihja se si diku ne nje prej frekuencave te ketyre hapesirave po i kushtohej aq shume kohe nje ngjarjeje te nje psikopati se nese mjeket e psiqikes e kishin certifikuar pskikiken e psikopatit apo nuk e kishin certifikuar. Po behej nje debat aq i madh per kete teme ne hapesiren e cila me ishte shfaqur saqe prej debatit qe po ndodhte aty se ne ishte a jo psikopat psikopati, mendova:
– Keta qenkan cmendur te gjithe! Duke levizur serish frekuencen per te gjetur hapesiren ku flitej per Nene Terezen, mu shfaq perballe nje tjeter hapesire se si bashkekombasit e mi duartrokisnin plot adhurim nje te huaj qe sapo kishte mberritur ne portin e Durresit. Brohorima dhe buzeqeshje sepse ky i huaji sapo u kishte thene gazetareve qe po e intervistonin mes duartrokitjeve, qe e kishte nxjerre jashte per ta futur brenda!! Zhurma e brohorimave ishte aq e madhe sa mezi degjohej se cfare do te fuste brenda pasi e kishte nxjerre jashte! Nje moment turma u qetesua prej adhurimit qe i kishte kapluar te gjithe per kete te huajin qe sapo kishte mberritur i cili dic po fliste per kopanet dhe qe kishte sjelle rrushin nga jashte per ta bere ketu brenda, per ta bere brenda vendit tone, pijen simbol te te gjithe atyre qe po e duartroksinin, rakine!! Raki shqiptare me rrush te huaj, raki shqiptare me rrush te huaj, degjoheshin brohorimat mes duartrokitjeve qe po I beheshin plot admirim dhe adhurim !
– Po vreshta do kete , po kopaner do kete,- pyesnin parreshtur gazetaret per gjenialitetin e ketij te huaji , I cili e kishte sjelle rrushin nga jashte per ta lengezuar ketu brenda !
– Natyrisht qe do kete , – pergjigjej I huaji gjenial ,- madje do te kete shume , shume vreshta dhe kopaner rrushi, te cilat do ti ofrojne vendit tuaj mundesine qe rakia e juaj te konkurroje denjesisht perballe tregjeve te simotrave te saj europiane ! Madje qe ti japim dhe nje emer sa me komercial ,-vijonte ne fjalen e tij,- nuk do ta quajme me raki rrushi , por do e quajme ballkazan , qe ju si nje prej vendeve te ballkanit ,me aspiraten tuaj ballkanike , te konkurroni tashme jo vetem tregjet e rajonit , por te te gjithe europes ,- e mbylli fjalen e tij I huaji gjenial , mes adhurimeve dhe duartrokitjeve !
Buzeqeshjet e duartrokitesve dhe te ngjasonin me buzeqeshjen e nje te virgjere qe buzeqeshte ne castin qe sapo kishte humbur virgjerine e saj , prej nje dashurie me mbles!!
E tille ngjasonte dhe buzeqeshja e tyre perballe nenqeshjes se te huajit per gjetjen e tij te madhe dhe gjeniale !

Ndoshta kazani I ballkazanit te tij , do te gjemonte si nje gjym, per te patur jehonen e duhur jo vetem per vendin tone , por edhe pertej ballkanit I cili per cdo kohe njihej si fuci baruti !

I habitur se s po shihja asgje per nene Terezen , leviza serish frekuencen dhe serish perballe po me shfaqej jo ajo cfare kerkoja , por habitshem te tjera !

Diku ne nje hapesire tjeter , po debatohej ne nje panel te madh gazetaresh dhe analistesh se askush nuk kishte te drejte te shkelte te drejtat e njeriut per martesat burre me burre , madje njeri prej tyre I ftuar ne emision po I bertiste me ze te ulur moderatorit te panelit duke I thene ,- Jane te drejtat e njeriut , jane te drejtat e njeriut !

Moderatori nderkohe , mes debatit te analisteve me te ftuarin qe bertiste me ze te ulet ,futi reklamat ne momentin qe po degjonte , se si po bertiste I ftuari me ze te ulur !

Eh dreq mendova me vete …. !

Njehere dikush kishte thene per analistet, mendova serish , qe jane si eunuket, qe e dine si behet, por nuk e bejne dot !!!

Eh dreq nuk ka mundesi , diku duhet te kete nje hapesire qe te flase per te , duhet te kete diku dhe leviza serish frekuencat .
Por serish perpara me dilnin hapesira qe flisnin se cfare ngjyre kishte bikini I nje aktoreje hollivudiane dhe se cili ishte ai qe ia kishte hequr ato ,pasi ai qe ia kishte dhuruar nuk ishte ai qe ia kishte hequr !
Diku tjeter ne nje tjeter hapesire po flitej se perse ishte ndare nje kercimtare tallaveje dhe me ke ajo ishte lidhur dhe nese do te zgjaste shume lidhja e saj e re pas zgjidhjes se lidhjes qe sapo kishte ndodhur !
Dhe duke hulumtuar per kete dileme , ne sfond kishin vene kercimataren , se si po I zgjidhte teshat e saj duke karcyer tallavane e rradhes !

I lodhur nga ajo qe doja te gjeja dhe I merzitur qe s po arrija dot te gjeja hapesiren per ti ofruar mundesine tim biri te shihte dhe te degjonte me shume per nene Terezen mendova si pa dashje ta coja frekuencen tek nje hapesire qe shfaqte filma te animuar , qe im bir te terhiqej prej filmave vizatimore , per te harruar ate cfare me kishte kerkuar , pasi askund s po e gjeja hapesiren qe ti kushtonte kohen e duhur shenjtit nene Tereze , shqiptares se shenjteruar prej Vatikanit !
Duke e ndalur frekuencen ne nje hapesire te animuar pashe se si banoret e nje pylli qe ishin njerez qe ecnin me kater kembe po ziheshin se nese shtepite publike te pyllit te tyre duhet te mbylleshin apo duhej te behej nje ligj per te qendruar hapur!
S po u besoja me syve se cfare po shihja dhe po beja monolog me mendimet e mia se qe kur dhe vete filmat vizatimore nuk ishin me per te vegjel sic ishte ai qe po shfaqej , por tashme ishin bere jo vetem per te vegjel por dhe per femije te rritur !
Duke vazhduar monologun , mendova sa I holle ishte treguar skenaristi I atij filmi te animuar per njerezit qe ecin me kater kembe , pasi me kater kembe ecin kafshet jo njerezit !
Dhe teksa monologu I mendimeve te mia po vazhdonte ,tim bir I vogel me nderpret duke me thene qe ta hiqja frekuencen nga filmi vizatimor duke thene se nuk jam me bebe te shoh filma vizatimore !
E nderroj serish frekuencen dhe u clirova se me ne fund me doli perpara nje hapesire ku e shenjta Tereze dikur ne kohen e diktat diktorit I ishte lutur nepermjet nje letre vete atij per ta lejuar te ishte ne vendin e saj , per te pare dhe takuar nga afer nenen e saj e cila dergjej e semure ne shtratin e vdekjes !
Por refuzimi I diktat diktorit po thoshte nderkohe hapesira qe po shihja , nuk ishte vetem per te mos ta lejuar nenen tone shenjtore per te pare nenen e saj , por dhe nga frika qe kishte diktor diktati se mos valle qe atehere vendi yne do te bekohej prej nenes tone dhe do te shenjterohej prej nene Terezes !
Duke veshtruar kete ngjarje te kaluar serish tim bir i vogel me pyeti se nuk e dinte ky diktat diktori qe nene Tereza ishte shqiptare qe nuk e lejoi te vinte ne vendin e saj si dhe kush ishte ky diktor diktati dhe nga ishte ..

E dinte bir e dinte I thashe , por dreqi I tij nuk mund ta lejonte te shenjten e saj te bente vend !!!

Diktat diktori vazhdova ti diktoja tim biri ishte prej nje qyteti magjik qe shume e njohin si qyteti I gurte dhe legjendat thoshin se kete qytet e kishin ndertuar zotat pasi emrin qytet i gurte e kishte marre prej gurit qe u be qytet dhe qe quhej Gjirokast.. arta !!
Kjo mrekulli e Gjirokastartes, vetem prej zotave mund te ndodhte , te cilat e shnderruan gurin ne qytet dhe tashme ky qytet ishte nje prej qyteteve me te bukura dhe me mistike saqe e kishin shpallur dhe pasuri boterore ! Dhe vete diktat diktori ishte po nga ky qytet po I shpjegoja tim biri dhe i ngjizur prej misterit , mrekullise dhe mencurise se ketij qyteti , nje dite vendosi qe ta bente te gjithe vendin e tij si vendlindjen e tij , ta shnderronte dhe ta ndertonte prej gureve , mocaleve dhe pellgjeve qe ishin kudo ne vendin e tij .
Dhe i ngjizur me magjine e vendlindjes se tij , te gurit qe u be qytet, fillimisht ia doli qe te ndertonte dhe ta zhnderronte dhe te gjithe vendin e tij prej gureve , mocaleve dhe pellgjeve , por fakti qe ai nuk mund te ishte zot si zotat qe ndertuan Gjirokastarten e tij, cuditerisht pas pak kohe , ne vend qe te shnderronte guret ne qytete po shnderrohej vete ne nje gur , madje jo ne nje gur , por ne nje gurore te madhe faje dhe mekatesh !

Nuk dua te degjoj per te …. !! .. ,
… por per nene Terezen me nderpreu tim bir dhe sapo ai e ndali fjalen time me nderhyrjen e tij , ndaloi dhe ajo pak ndodhi, qe po shfaqte hapesira perballe per nene Terezen duke futur publicitet dhe duke lajmeruar se pas pak do te shfaqej nje prodhim I ri hollivudian me zhaner muzikor I cili titullohej , Te Mjeret !!!

Eh te mjeret mendova dhe vete !

S ka mundesi mendova duhet te kete diku nje hapesire per ti kushtuar kohen e duhur te shenjtes tone , duhet te kete diku nje hapesire , nje lajm , nje njoftim qe te thote dhe te shpalle diten e nene Terezes , javen e nene Terezes , muajin e nene Terezes !

I lodhur nga e gjitha kjo pasi asnje hapesire qe kisha perballe s po ma ofronte kete mundesi marr tim bir per te dale pasi mendova se ne qytetin tim , ne qytetet e mia do te gjeja nje njoftim te tille qe do ti kushtohej nene Terezes !
Edhe pse ishte heret dhe koha po shfaqte shenja qe do te prishej , dola per te gjetur cfare duhej ne ato dite te shenjterimit te saj .
Kudo asgje , shkoj ne qender te qytetit asgje , ne mes te qytetit asgje , ne periferi te tij asgje ! Si ka mundesi gjithe kjo indiference dhe harrese mendova ne keto dite te shenjterimit te saj .
Meqe ishte heret , te vetmit qe pashe ishin punetoret e pastrimit te cilet sapo kishin fillluar te pastronin dhe te shkundnin pluhurat e mbremjes qe kishin mbuluar qytetin . Ndoshta e shkundin dhe e pastrojne dhe vete ndergjegjien e qytetit mendova per harresen dhe indiferencen ku kishte rene per te mos I kushtuar asgje shenjterimit te shqiptares Tereze !

Duke mos gjetur asgje per te , mendova te shkoj njehere te kendi I lajmerimeve te qytetit se me siguri aty do te gjeja dicka .

Me te mberritur aty trishtem shoh vetem nje lajmerim I cili lajmeronte per diku te gjithe banoret te merrnin pjese ne oret e mbremjes per te ndjekur nje kabare kulinarie dhe per te pare se si beheshin qoftet dhe kernackat !

Teksa po lexoja kete lajmerim qesharak shoh disa njerez qe jo shume larg kendit te lajmerimeve po ngjisnin nje banderole te madhe mes dy shtyllave ! Me siguri ajo do jete mendova pasi ngjaret e medha meritojne lajmerime te medha dhe jo te vogla si ato ngjitur ne kendin e lajmerimeve !
Me te mberritur perballe banderoles se madhe , serish cuditshem pashe se po njoftohej se te gjitha lagjet dhe fshatrat e qytetit duhej te benin dhe te rregjistronin nje ekip prej 11 vetash pasi institucionet e qytetit kishin vendosur te zhvillonin nje kampionat futbolli ne stadiumin e qytetit , ku cdo institucion do te ndeshej me ekipin e lagjeve te qytetit apo fshatrave te tij sipas shortit qe do te hidhej !
Po kjo c te jete mendova apo mos valle institucionet kane kohe qe po bejne vetem ndeshje me njera tjetren dhe kane kuptuar se te luash vetem me nje porte ben vetem autogola dhe tashme kerkojne te ndeshen me qytetaret e saj , apo mos ndoshta qytetaret kerkojne te ndeshen me institucionet e tyre !
Duke ikur prej asaj banderole u ktheva dhe njehere te kendi I lajmerimeve por dhe aty serish si me pare qendronte vetem lajmerimi I kabarese se kulinarise qe do te zhvillohej ne mbremje dhe perbri saj qendronin vetem lajmerimet e te ndjereve qe ishin ndare nga kjo jete !!

Nderkohe koha po shfaqte shenjat e saj te para agresive per prishjen e motit dhe marr tim bir per tu rikthyer serish ne shtepi edhe pse ai po me shfaqte serish merzine qe askund nuk kishte asgje , por kishte vetem asgje dhe askend per ti kushtuar vemendjen e duhur shenjtores dhe shenjterimit te nene Terezes .
Cfare dreqerish qenkemi mendova dhe I thashe tim biri mos te merzitej pasi e shenjta Tereze do ti shfaqej atij ne endrra per ta perkedhelur ate plot dashuri dhe per ti thene ato qe ai donte te dinte per te ,pavarsisht se ne dreqerve na kishte zaptuar indiferenca dhe harresa !!
Per me teper qe ne mbremje do te zhvillohej dhe ndeshja e kombetares tone ne stadiumin e Shkodres qe sapo ishte rindertuar dhe duhej pranuar qe ai qe e kishte rindertuar , I pari I guvernes meritonte Noten 10 dhe ndoshta dhe oh sa mire te fitonim 10 me 0, por jo jo te pakten dhe 1 me 0, mjaftonte te fitonim, dhe ndoshta ndeshja e kombetares tone ishte nje ogur I mire per tu harruar dhe ikur dhe merzia e tim biri dhe habitshmeria e ime per indeferencen dhe harresen perballe diteve te shenjterimit te nene Terezes !
Nxitova hapat pasi sapo filloi nje shi I rrembyeshem I shoqeruar me vetetima te forta !!
Kombetarja e jone sapo kishte hyre ne fushe duke u perfaqesuar me te gjithe bijte e saj nga secila prej trevave te kombit tone ! Dhe cuditerisht teksa ndeshja po zhvillohej shiu qe sapo kishte filluar, stuhite dhe vetetimat zaptuan te gjithe fushen duke e bere te pamundur vazhdimin e ndeshjes por dhe fitoren shumepritur nga te gjithe te kombit tone !
Sa e cuditshme mendova , mos valle kjo ishte forma e shprehjes se qortimit te nene Terezes per harresen dhe indiferencen qe ne dreqerit e saj po I ofronim ne ditet e shenjterimit te saj !
Mos ndoshta dhe vetetetimat dhe bubullimat qe ndrerprene ate ndeshje ishin vete ajo , pasi a kishte deshmi me te gjalle, se sa ajo qe ndodhi ,te ndodhte me perfaqesuesen e kombit tone , ku dhe te gjithe syte e kombit ishin te ajo ndeshje ?!
A kishte rast me te mire per te qe e shenjta jone te na shfaqej ne dreqerve te saj per te verejtur qortimin e saj, per harresen e ne dreqerve te pandreqshem, qe kishim shfaqur indiference dhe harres perballe saj dhe qe I gjithe kombi te kujtohej per shenjterimin e bijes dhe nenes se tyre ne momentin kur po i gjithe kombi I kishte syte dhe zemrat te perfaqesuesja e kombit te tyre ! !

Dhe cudia dhe mrekullia ndodhi dhe nene Tereza foli !

Ashtu si cudite ndodhin rralle ashtu dhe ajo ndeshje u nderpre prej qiellit dhe vetetimave per tu luajtur te nesermen vetem per 15 minuta !
Ishte Ajo!
Ashtu si mrekullite ndodhin kur mendohet se shpresat jane venitur , ashtu dhe ajo ndeshje u fitua vetem ne minuten e fundit prej nderprerjes po te cuditshme qe kishte ardhe po prej qiellit dhe e kishte nderprere ate nje mbremje me pare !
Dhe mrekullia ndodhi , pasi shenjtoret gjithmone bekojne dhe jo me e shenjta nene Tereze kombin e saj !

A nuk ishin duart e shenjtores Tereze ne nje ndeshje qe cuditshmem u nderpre prej qiellit , a nuk ishin duart e shenjta te saj qe sollen dhe golin prej vete Bekimit !!!

A kishte shenje me sinjifikative qe prej vete emrit te Bekimit, I cili I solli dhe fitoren e kombit tone ne minuten dhe sekonden e fundit!
Nje mrekulli thane te gjithe teksa po I gezoheshin fitores!

Por mrekullite I bejne vetem shenjtoret dhe jo dreqerit!

Bekuar qofsh shenjtorja e jone shqiptare dhe na I fal harresen dhe indiferencen qe ne dreqerit e tu treguam ndaj teje ne ditet e tua te shenjterimit !!

Shenjterimi i yt e falte dhe e shpetofte dreqerimin tone !!!

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment