Shënohet përvjetori i vdekjes së piktorit Ibrahim Kodra

0
84

Përkujtohet sot në 17 vjetorin e vdekjes Ibrahim Kodra, një ndër piktorët më të mëdhenj shqiptarë, i njohur dhe vlerësuar edhe në Europë.

Ai ndërroi jetë në Milano të Italisë, më 7 shkurt të vitit 2006.

Ibrahim Kodra lindi më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm. Pas një fëmijërie të vështirë, arriti të merrte një bursë nga Mbretëria e Shqipërisë, e të studionte në Milano, në një nga akademitë më të mira të kohës, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brera-s.

Në 1944 hapi studion e tij të parë në Milano. Në 1948, çeli ekspozitë personale dhe në grup, në “Klubin e Artit”, në Romë, ku takoi dhe u bë mik me Pablo Pikason.

Në 1950 ai pikturoi afreske në muzetë dhe ndërtesat më të rëndësishme të Milanos. Më pas, Ibrahim Kodra, mori pjesë në ekspozita si dhe vendosi raporte të ngushta përveç Pikasos, me Henri Matis, Modiljanin e të tjerë emra që kanë bërë historinë e pikturës botërore.

Shkruaj nje koment