Shënohet viktima e parë nga të ftohtit në Gjirokastër

0
807

Moti i ftohtë, shënon viktimën e parë në qytetin e Gjirokastrës. Ai është Vasil Kaci 62 vjecar banor në lagjen Granicë e Sipërme. Kryefamiljari ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, pas dëmtimeve të rënda që psoi në trup, fill kur u rrëzua nga tarraca e pallatit në një lartësi gati 12 metra. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së të dielës kur Kaci, tentoi për herë të tretë, të shkrinte tubot që kishin ngrirë nga temperaturat e ulëta e për rjedhojë, mosfurnizimin me ujë të pijshëm. Bashkëshortja e 62 vjecarit, ka pohuar se burri i saj, ishte ngarkuar me një bidon me ujë të ngrohtë si dhe me disa vegla hidraulike që të bënte të mundur, normalizimin e furnizimit me ujë pasi tubacionet e rrjetit përcjellës kishin tre ditë të ngrira. Pasi ka shkelur në pjesën jugore të tarracës aty ku ka qenë edhe depozita familjare e ujit, Vasil Kaci, ka shkelur në mënyrë të pavullnetshme, në një territor rrëshkitës pranë parvazit anësor të tarracës. Vetë Kaci, ka tentuar të mbahet ne momentin e fundit pas parvazit, por nuk ka mundur dot. Trupi i tij, ka rënë në gjendje të lirë shoqëruar edhe me një klithmë që u dëgjua nga komshinjtë e pallatit. Rënia ka qenë në krahun gjysmë anësor të krahut të djathtë kanë thënë ekspertët e grupit hetimor në bazë të dëshmisë së dhënë nga dëshmitarët okularë. Goditja ka qenë e menjëhershme në pjesën e djathtë të kokës. Menjëherë 62 vjecari, është dërguar në spital, por gjatë rrugës ai ka ndërruar jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here