Shërbimi i Neruologjisë merr emrin e doktorit Drini Dobi

0
146

Shërbimi i Strokut në Neurologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të mbajë emrin e mjekut Drini Dobi.

Dobi humbi jetën si pasojë e COVID-19 në moshën 51 vjecare. Drini Dobi ishte njëri ndër mjekët neurologë më të mirë në Shqipëri. Ai punoi për më tepër se dy dekada në QSUT dhe prej dy vitesh drejtonte Shërbimin Neurovaskular aty.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një video live njoftoi lajmin.

Së bashku me mjek dhe familjar të tij, ministrja ishte në Shërbimin e Neruologjisë ku u mbajt ceremonia në nder të Dobit.

“Në nderim të një shërbyesi të denjë për bluzën e bardhë e një njeriu të rrallë”, shkroi ministrja.

Kolegët dhe të afërmit e mjekut mbajtën fjalën e tyre ku  folën për “punën e pa lodhur të mjekut”.

“Drini Dobi ishte një njeri, që e gjeje kudo në spital. Atij iu dedikua 100 për qind profesionit. Drini dhe të gjithë mjekët e kthyen në mision, për të mposhtur Covid. Drita në fund të tunelit është më e qartë se asnjëherë”, tha Manastirliu.

Mjeku Drini Dobi ndërroi jetë në Itali, ku ishte dërguar për kurim pas rëndimit të shëndetit në spitalin publik si pasojë e koronavirusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here