Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 15-vjeçari

0
78

Një sherr mes të miturve ka ndodhur këtë të enjte në rrugën “Bedri Karapici”, në Tiranë.

Policia bën me dije se një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një bashkëmoshatar të tij.

“Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit.”, bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Shkruaj nje koment