Nje konflikt mes dy te rinjve ka perfunduar me perleshje deri ne perdorimin e armeve te ftohta. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme ne qytetin e Memaliajt kur Eduart Sakaj ka qelluar me nje mjet preres, bashkeqytetarin e tij E.K.
Plaget e marra ne pjesen e qafes dhe ne trup, kane shkaktuar hemoragji tek djali qe u qellua nga Sakaj dhe rrejdhimisht eshte shoqeruar per ne Spitalin Rajonal “Omer Nishani”. Policia menjehere u vu ne ndjekje te autorit dhe pas disa minutash arriti ta prangoste agresorin e E.K.