Sherr për motive të dobëta, plagoset me thikë 26-vjeçari në Sarandë

0
26

Një 26-vjeçar me iniciale G. M., ka mbetur i plagosur pas një sherri të ndodhur ditën e sotme në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake konflikti mes dy personave ka ndodhur për motive të dobta dhe bëhet me dije se i plagosuri ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës.

Njoftimi i policisë: Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, në Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi S. S., ka goditur (gërvishur) me mjet prerës shtetasin G. M., 26 vjeç, banues në Sarandë,i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës.

Shkruaj nje koment