Sherri me thika në Sarandë, procedohen penalisht dy të rinjtë

0
150

Policia e Sarandës bën me dije se ka proceduar penalisht dy të rinjtë, që janë konfliktuar me njëri-tjetrin me thika.

Sipas policisë, janë proceduar shtetasit A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here