Sherri politik/ Rrahën brutalisht shokun e tyre pas pijes, gjykata e Fierit jep masën për të arrestuarit

0
167

Ditën e sotme kanë dalë përpara gjykatës së Fierit, 3 personat të cilët rrahën brutalisht një 57-vjeçar mbrëmjen e së premtes në Ballsh.
Gjyqtari Piro Sota ka vendosur të lërë në “Arrest shtëpiak”, Festim Alimerkajn, 53 vjeç, dhe Ferdinand Merën 42 vjeç, ndërkohë që Fitim Zekaj 44 vjeç, me probleme mendore, iu dha masa detyrim paraqitje.
Të tre këta persona pasi kishin pirë së bashku rrahën brutalisht mikun e tyre Pelivan Sinarrapaj 57-vjeç, i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, me fraktura të shumta në trup dhe në kokë.
Gjendja e Sinarrapajt shfaqet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën ditën e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here