Shfaqet e pacensuruar, Lugina e Vdekjes, dokumentarin qe ndaloi Veliaj ne Vizion+

0
314

Ekipi që realizoi emisionin “Públicus” në Vizion Plus vendosi të publikojë në youtube emisionin e censuruar të dielën e shkuar. Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj i cili me ndërhyrjen e tij mbylli këtë emision investigativ që sëfundmi do të publikonte “Kodrina e vdekjes”. Investigimi nxirrte në pah një sërë shkeljesh të Bashkisë së Tiranës, rrëfime ekskluzive dhe detaje të papublikuara më parë. Është e para herë kur një produksion i kuruar profesionalisht, me dëshmi, prova të reja dhe info-analizë, gjen rrugën e vetë duke përdorur faqet Facebook dhe Youtube. Emisioni i censuruar provizorisht në televizionet dhe median tradicionale, sjell rrëfimet e familjarëve të të miturit Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, në një biznes ku Bashkia e Tiranës ishte bashkëaksionare. Produksioni i “Públicus” hedh dritë dhe mbi kontratën që lidhi Bashkia me kompaninë “3R” e cila fitoi të drejtën ekskluzive pa tender, pa garë dhe pa specifikime teknike të çmimiverjes.“Públicus”, ka fokusuar dhe ngjarjen e koleges dhe gazetares Alida Tota, investigimi i së cilës ndaj Landfillit të Sharrës disa javë më parë, i kushtoi vendin e punës. Bashkia e Tiranës mohoi çdo ndërhyrje pranë televizionit “Vizion Plus” duke hedhur poshtë akuzat për censurë dhe patronazh mbi median tradicionale. Nga ana tjetër, aksionarët e këtij televizioni, rezultojnë përfitues të disa fondeve ose të drejtave publike të dhëna nga qeveria/ose Bashkia në tre vitet e fundit.

Jugunews.net gjen rastin të shprehë solidaritet total me kolegët e “Públicus” dhe fton të gjithë kolegët të shpërndajnë në profilet e tyre personale në Facebook, dokumentarin e censuruar të “Kodrina e vdekjes”.

Shkruaj nje koment