Shfaqet ne fshatin Bylysh te bashkise Memaliaj semundja e Brucelozes

0
255

Shfaqet ne fshatin Bylysh te bashkise Memaliaj semundja e Brucelozes.Vatra eshte identifikuar ne nje ferme ne kete fshat. Ku pas kryerjes se analizave nga autoritetet perkatese, tek kafshet eshte diagnostikuar semundja e rrezikshme. Sherbimi veterinar ka konstatuar disa
te imta te prekur me kete semundje. Mesohet se kontrollet do te shtrihen ne te gjithe zonen pasi mund te jete e perhapur. Nderkohe qe ndaj fermes jane mar masa duke e bllokuar deri ne shfarosjen e semundjes perfshire ketu edhe produktet e saj. Mesohet se ka qene fermeri ai qe ka njoftuar sherbimin veterinar pasi ka patur deshtim tek lopet, menjehere sherbimi veterinar ka shkuar per te mar kampionet ku nga analizat ka dale pozitive me bruceloze. Sherbimi veterinar ka mar kampione per te gjithe lopet dhe te imtat per ti cuar per analiza. Bruceloza eshte nje semundje qe trasmetohet nga kafsha tek njeriu. Ky eshte rasti i pare per kete vit e evidentuar ne qarkun e Gjirokastres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here