Shfaqi probleme me frymëmarrjen, 65-vjeçarja nga Memaliaj dyshohet për koronavirus

0
156

Një 65-vjeçare nga Memaliaj ka shfaqur probleme serioze me frymëmarrjen, kollë dhe temperaturë cka ka lindur dyshimet se mund të jetë infektuar nga Covid-19. Gruas i janë marrë analizat, të cilat janë dërguar në laboratorin e Tiranës, nga ku do të dalin dhe rezultatet.
Sipas informacioneve e moshuara nuk ka historik udhëtimi jashtë Shqipërisë dhe as në zonat e prekura brenda vendit.
Nëse 65-vjeçarja rezulton me Covid-19, ky do të ishte rasti i parë me koronavirus në qarkun e Gjirokastrës.
Kujtojmë këtu se numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 212 këtë të diel.
Në vendin tonë janë shënuar 10 viktima nga Covid-19, ndërkohë që rreth 30 persona janë shëruar plotësisht nga virusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here