Shfrytëzonte 4 fëmijët e saj të mitur për të lypur dhe kanosi punonjësen sociale, procedohet 37-vjeçarja në Tiranë

0
128

Një grua është proceduar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, si dhe kanosi me fjalë punonjësen sociale.

Gruaja është konstatuar në rrugën “Dritan Hoxha”, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, si dhe kanosi me fjalë punonjësen sociale, procedohet penalisht 37-vjeçarja. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të planit të masave, për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet intensive dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen N. R., 37 vjeçe, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”.

Kjo shtetase është konstatuar në rrugën “Dritan Hoxha”, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Gjithashtu, 37-vjeçarja, ka kanosur me fjalë, punonjësen sociale. Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here