Shifra alarmuese/ 626 aksidente rrugore në Shqipëri dhe 23 viktima gjatë muajit shtator

0
158

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore , muaji shtator është mbyllur me shifra shqetësuese përsa i përket aksidenteve në vend. Ku janë regjistruar 626 aksidente dhe 23 viktima. 10 aksidente më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar .
Numrin më të lartë e mban kryeqytetit me 236 aksidente ndërsa më të ulëtin Kukësi me 6 aksidente. Edhe qyteti i Gjirokastrës ka një shifër të konsiderueshme me 20 aksidente . Shpejtësia tej normave të lejuara dhe shkelja e sinjalistikës rrugore janë dy nga shkaqet kryesore të aksidenteve.
Mëposhtë numri i aksidenteve rrugore sipas qyteteve:
Tiranë 236 aksidente
Vlorë 78 aksidente
Durrës 51 aksidente
Elbasan 50 aksidente
Berat 46 aksidente
Korçë 42 aksidente
Fier 38 aksidente
Lezhë 29 aksidente
Shkodër 22 aksidente
Gjirokastër 20 aksidente
Dibër 8 aksidente
Kukës 6 aksidente

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here