Shifra të frikshme/ 150 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi, shkon në mbi 2600 numri i viktimave

Numri i viktimave nga koronavirusi, i njohur ndryshe edhe si Covid-19 nga OBSH, vijon të rritet ndjeshëm.

Këtë mëngjes autoritetet kanë konfirmuar se numri i të vdekurve në mbarë botën ka shkuar në 2619.

Gjithashtu raportohet se numri i të prekurve ka shkuar në 79 565.

Ndërkohë 15 vdekje janë regjistruar jashtë Kinës. Vdekja e parë që ndodhi jashtë Azisë u raportua në Francë, ku një turist 80-vjeçar që trajtohej nga 25 janari nga koronavirusi ndërroi jetë. Ndërsa së fundmi tre viktima janë shënuar në Itali. Italia është bërë një nga vendet ku numri i të infektuarëve po rritet me shpejtësi.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) që shpërtheu në vitet 2002-03, i cili besohet se ka vrarë 774 njerëz dhe të ketë sëmurë gati 8,100 njerëz në Kinë dhe në Hong Kong.

Koronavirusi i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike Kinës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment