Shifra të frikshme/ Brenda 3 dekadave, miliona europianë do mbeten të verbër

0
151

Shkaku që sjell verbërinë e përhershme është pikërisht degjenerimi makular, i cili thuhet se do prekë 77 milion evropianë deri në vitin 2050.

Degjenerimi makular ndodh kur një pjesë e vogël e retinës dhe indit fotosensitiv rreth makulave shkatërrohen me kalimin e moshës.

Kjo gjendje mund të mjekohet pjesërisht, por jo të kurohet plotësisht.

Studiuesit vendosën të kryejnë këtë studim në mënyrë që të vlerësojnë rastet për degjenerim makular në sistemet shëndetësore të Evropës.

Sondazhi mblodhi të dhëna nga 55.323 njerëz në të gjithë Evropën me një moshë mesatare nga 60 deri në 81 vjeç. Është zbuluar se numri i rasteve ekzistuese të degjenerimit makular është vendosur të rritet me 15%, ndërsa numri i rasteve të reja pritet të rritet të rritet me 75% deri në vitin 2050.

Deri atëherë, parashikimet e vlerësuara tregojnë se një në katër të moshuar në Evropë do të kenë degjenerim makular.

Rritja më e madhe do të shihet tek njerëzit mbi moshën 75 vjeç, pasi do të rritet 15% (nga 50 në 57.6 milion) si rezultat i plakjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here