Shifrat/ 40% e të rinjve në Shqipëri jetojnë me prindërit, norma mbi mesataren e BE

0
126

Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të fëmijëve që jetojnë me prindërit. Sipas të dhënave të “Agjencisë Evropiane të Statistikave”, vendi ynë renditet i treti në Evropë me 25.6% të të rinjve të grumpmoshës 18-34 vjeç që janë të papunë dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi me prindërit.

Nga të dhënat e përpunuara nga SCAN INTEL, rezulton se treguesi për Shqipërinë është rreth 13 pikë përqindje larg mestares së Bashkimit Evropian për vitin 2020.

Vendet e rajonit kryesojnë Evropën ku Maqedonia e Veriut dhe Serbia kryesojnë në dy vendet e para me 27.6% dhe 26.1% të të rinjve të cilët jetojnë në një shtëpi me prindërit. Pas tyre vjen Shqipëria dhe më pas Mali i Zi treguesi i të cilit është 25% për vitin 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here