SHIFRAT/ Ja sa fëmijë lindën në të gjithë botën në 1 janar të 2020

0
154

Dita e parë e vitit të ri sjell edhe fëmijë në jetë. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë një përllogaritje të lindjeve në të gjithë botën në datën 1 janar të 2020.
Sipas përllogaritjeve, ditën e parë të vitit 2020″>2020 do të lindin afërsisht 392.078 fëmijë.
Numrin më të lartë të lindjeve pritet ta ketë India, me 67.385 fëmijë. Më pas vjen Kina me 46.299 foshnje dhe Nigeria me 26.039 fëmijë.
Nga ana tjetër, drejtoresha ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore e ka ndalur theksin edhe tek foshnjet që vdesin që në muajt e parë.
“Fillimi i një viti të ri, dhe një dekade të re, është një mundësi për të reflektuar në shpresat dhe aspiratat tona, jo vetëm për të ardhmen tonë, por të ardhmen e atyre që do të vijnë pas nesh. Ndërsa kalendari ndryshon çdo janar, ne na kujtohen të gjitha mundësitë dhe potencialet e secilit fëmijë që hyn në udhëtimin e jetës së saj ose tij, nëse atyre iu jepet ai shans”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here