
Policia e Fierit ka vënë në pranga dy adoleshentë në saj të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.
Shërbimet e Policisë vunë në pranga J. H., 18 vjeç dhe një 15-vjeçar të dy banues në Fier. Këta shtetas u kapën në flagrancë, me disa doza cannabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit