Shisnin fishekzjarre dhe kapsollë të kontrabanduara, procedohen dy persona në Vlorë

0
70

Procedohen penalisht 2 persona dhe sekuestrohen kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë në Vlorë.

Sipas policisë, ata akuzohen se shisnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara. 

“Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, konstatuan se në lagjet “Hajro Çakërri” dhe “28 Nëntori”, 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: E. H., 57 vjeç, dhe B. M., 63 vjeç, banues të dy në Vlorë.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë“, njofton policia.

Shkruaj nje koment