Shiu pushton vendin ,parashikimi i motit për ditët në vijim

0
157

Dy ditët e fundit na ka shoqëruar moti me diell por nga e hëna vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme. E marta do të jetë me kthjellime, ndërsa nga e mërkura do të këtë shira në të gjithë territorin. Sinoptikanët parashikojnë se, muaji nëntor parashikohet të mbyllet me temperatura normale, të cilat pritet të jenë 2-3 gradë celsius më të larta.

Parashikohet që edhe dita e hënë të mbetet me vranësira dhe reshje shiu thuajse gjatë gjithë ditës vetëm në orët e mbrëmjes do të sjellë përmirësim të motit por që do të jetë e përkohshme pasi dita e martë do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira ndërsa e mërkura do të na sjell sërish shirat ,që do të jenë deri në fundin e kësaj jave pavarësisht se nuk do të përfshijnë të gjithë territorin. Parashikohet që muaji nëntor të mbyllet për sa i përket reshjeve të shiut, të ketë plotësuar kuotën mujore për pjesën më të madhe të territorit ndërsa temperaturat do të jenë më të larta se vlerat normale klimatike kryesisht vlerat e mesditës pasi do të jenë 2-3 gradë më të larta se vlerat normale klimatike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here