Shkarjet e dheut, pallati 5 katësh rrezikon shembjen në Gjirokastër

0
349

Një pallat 5 katësh në lagjen Punëtori në Gjirokastër rrezikon të shembet për shkak të shkarjes së dheut . E gjitha si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit. Në këtë pallat ka rreth 16 familje ndërsa thirrja për ndërhyrje nga ana e banorëve është bërë edhe mëparë por instancat vendore nuk e kanë vënë ujin në zjarr. Rreziku ndihet tek banorët çdo herë që moti përkeqësohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here