Shkarkimet politike të Arta Markut, të pacipa

0
163

Nga Ergys Mërtiri

Shkarkimet që po bën Prokurorja e Përgjithshme janë shfaqje të një politike të pacipë.

Znj. Marku u zgjodh në mënyrë antikushtetuese, pa veting dhe pa 3/5-at e votave në Parlament. Ajo u zgjodh, me të vetmin justifikim, se nuk e lemë dot vendin bosh. Pra, znj Marku është aty, si një prokurore e përkohshme, që duhet të ekzistojë sa për të mbushur vendin vakant, deri në zgjedhjen e Prokurorit të ligjshëm, me mandat të plotë.

Kjo do të thotë se ajo nuk ka sesi të ndërmarrë veprime që sjellin transformim dhe reformim të institucionit që drejton, pasi nuk ka shkuar aty për reforma por për të mbushur karriken deri në afaktin kur të kemi një prokuror të ligjshëm. Për këtë arsye, sëpata me të cilën ajo ka hyrë në këtë institucion është instrument i degjenerimit të institucioneve të vendit dhe rregullave të lojës, i vetmi garant që mban në këmbë institucionet dhe demokracinë.

E si mundet që një kryeprokurore e përkohshme, e zgjedhur në boshllëk kushtetues, të shkarkojë një prokuror të ligjshëm në mandat të plotë?

Fakti që kjo ndodh kaq fëlliqshëm, dhe se Rama kërkon të shtjerë në dorë plotësisht një organ të pavarur si ai i akuzës, nëpërmjet kamikazes së vet të përkohshme dhe jokushtetuese, në kulmin e skandaleve të tmerrshme të përfshirjes së qeverisë në trafikun e drogës, tregon sesa e paftyrë është bërë kjo politikë.

Por kjo tregon gjithashtu sesa i trashë është ky popull që pranon të fyhet në këtë mënyrë nga ata që e qeverisin si dhe se në ç’batak të fëlliqur lobingjesh kanë rënë ndërkombëtarët që heshtin e s’bëzajnë përballë malit të fëlliqësisë që kanë përballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here