Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

0
60

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Arlind Gjokutaj është shkarkuar nga detyra. Vetën 7 muaj nga marrja e detyrës në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Arlind Gjokutaj është larguar nga ky post dhe është zëvendësuar nga Gjon Bardhi, i cili deri dje mbante pozicionin e zëvendësdrejtorit në këtë institucion. Arsyet e largimit të Gjokutajt mbeten të paqarta dhe e vetmja e dhënë që mund të lërë vend për interpretim është realizimi i planeve lidhur me të ardhurat në arkën e shtetit. Më herët Gjokutaj mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Shkruaj nje koment