Shkarkohet Mirela Cabeli nga kreu i ISHSH Gjirokastër

0
363

Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun e Gjirokastrës Mirela Cabeli, shkarkohet nga detyra.

Mesditën e sotme përfaqësues nga Inspektoriati qëndror, kanë ardhur në Gjirokastër ku i komunikuan shkarkimin nga kjo detyrë, Mirela Cabeli e cila e mbante këtë post prej më pak se dy vitesh.

Zonja Cabeli njëkohësisht kryetare e Forumit të Gruas së PS në Dropull, është shkarkuar në kuadër të reformës në krye të inspektoriateve në të gjithë vendin.

Vendi vakant i lënë nga zonja Cabeli, do të fitohet me konkurs në DAP ku priten të testohen edhe gjithë inspektorët e ISHSH në Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here