Shkarkohet nga detyra doganieri që u kap me lëndë narkotike

0
211

Shkarkohet nga detyra doganieri që u kap me lëndë narkotike. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, ka reaguar duke e shkarkuar menjëherë shtetasin Arten Ibrahimi, me detyrë doganier peshore/Pikë Kontrolli, Zyra e Operacioneve Doganore, Dega Doganore Tre Urat.
Shkarkimit i shtetasit në fjalë u bë pas ndalimit nga policia në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku në mjetin që ai drejtonte u gjet lëndë narkotike.
Për vetë përgjegjësitë veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë.
Në këto kushte, posedimi i lëndëve narkotike përbën shkelje akoma më të rëndë të disiplinës në punë, duke ulur imazhin dhe integritetin e ADSH,
cënuar misionin e Doganës në arritjen e standardeve më të larta dhe të etikës në fitimin e besimit të publikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here